Gazetari i njohur Blendi Fevziu njihet për pasionin e tij mbi udhëtimet më vende të ndryshme të botës. Përveç kësaj ai ka treguar se shpesh i pëlqen të marrë me vete edhe vajzën e tij të madhe.
Ditën e sotme në një intervistë, Blendi ka treguar se njëherë e bija i kërkoi t’i blinte një bluzë marke dhe ai nuk ia plotësoi dëshirën, edhe pse ajo këmbënguli se e kishin të gjitha shoqet.
Sipas gazetarit,bluza nuk ia vlente për çmimin dhe ai i mësoi të bijës se në vend të blinte firma ajo mund të udhëtonte, kështu do të kishte gjithmonë çfarë mund të tregonte.
Me Mishelin kam udhëtuar më shumë, e kam marrë me vete shpeshherë në udhëtimet e mia. Kam menduar gjithmonë që udhëtimet do t’i jepnin avantazh në tavolinat e përditshme. Madje njëherë kur ishte e vogël, më kërkoi t’i bleja diçka që ishte e shtrenjtë dhe në gjykimin tim nuk vlente.
Unë i quaj komplet shpëlarje truri markat dhe i thashë jo, nuk ta blej dhe po justifikohej që e kishin dhe shoqet. I thashë shiko kur të shkosh në shkollë do kuptosh që ti ke shpenzuar më tepër për të udhëtuar me mua dhe do të vlejë më shumë sesa shpenzimet për një bluzë.
Vitin e dytë a të tretë të shkollës më tha: Kishe të drejtë, në shumicën e tavolinave unë dal që kam udhëtuar më shumë. Ishte shumë e kënaqur dhe besoj që ja vlejti”, u shpreh Blendi në “Wake up”.