Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë.
“Iconstyle” bën me dije se moderatorja ka sjellë në jetë djalin e tyre dhe se po shijojnë momentin më të lumtur të jetës. Ajo është aktualisht në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë.
Mami Einxhel është duke shijuar momentin dhe ende nuk e ka bërë me dije vetë lajmin e bukur për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Kujtojmë se në fillim ish-banorja e BBV mohoi faktin se ishte në pritje të ëmbël deri në moemntin kur organizoi një festë për të zbuluar edhe gjininë e bebit. Më pas ajo ka ndarë momente dhe përjetime nga shtatzania si dhe planet për të ardhmen.