Plagosja e tij nga polici shkaktoi protesta masive në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari i komunitetit rom

16-vjeçari i komunitetit rom, i cili u plagos disa ditë më parë nga një punonjës policie në Selanik, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.Sipas Protothemës, lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar se pas disa ditësh që qëndronte i shtruar në spital ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur të hënën e kaluar ku 16-vjeçari i komunitetit rom pasi ka furnizuar makinën me karburant është larguar pa paguar 20 euro. Në ndjekje të tij dhe në thirrje për të ndaluar, një oficer policie ka qëlluar me armë dhe e ka plagosur të miturin. Plagosja e tij ka shkaktuar protesta të shumta të Selanik dhe Athinë ku anëtarë të komunitetit rom kanë bërë thirrje për drejtësi duke djegur kosha plehrash, thyer xhama dhe vënë zjarr.

Punonjësi i policisë u procedua për vrasje të mbetur në tentativë me dashje. Prokuroria ka rekomanduar dje masën e paraburgimit për punonjësin e policisë . Prokurori në propozimin e tij thekson ndër të tjera se punonjësi i policisë për shkak të eksperiencës nuk duhet të kishte qëlluar në këtë rast.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Takis Theodorikakos shprehu keqardhjen për vdekjen e 16-vjeçarit. Ai theksoi se rasti “është duke u hetuar nga drejtësia, e cila është e vetmja kompetente për të vlerësuar faktet dhe për të gjykuar përgjegjësitë”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *