E ftuar në “S’e luan topi”, këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer për fëmijërinë, për eksperiencën në muzikë, për periudhën në Greqi dhe kthimin në Shqipëri.
“Këndoja shumë e vogël, saqë njëherë më iku dhe zëri dhe u desh që të më bënin rreze që të më rikthehej.Fitova miss Albania në 2001, dhe u shtyva nga babi që të merrja pjesë.
Eksperienca e parë me njohjen me publikun ka ndodhur në lice. Pas 4 vitesh vendosa të largohem në Greqi. Më erdhi një ofertë që të ikja të këndoja atje, dhe nuk e refuzova”, tregoi këngëtarja për “S’e luan topi”.Peristeri tregoi se ishte Devis Xherahu ai që e ndihmoi për të gjetur në Greqi, pasi ajo nuk kishte asnjë mundësi. Këngëtarja tregoi se vetëm talenti bëri që ajo të njihej, sepse “nuk kishte as para, asgjë”.
“At’herë s’kam pas as para asgjë të investoja tek vetja dhe vetëm falë talentit arrita të këndoja me këngëtarë të mëdhenj grek. Kam punuar në buzuki, dhe kjo falë këngëtariot Devis Xherahu.Momente zbavitëse kanë kaluar në 7 vite që unë kalova atje. Jam rrëzuar në skenë…
Në buzuk-et ku punoja vinin më shumë grekë, dhe ata më lëshonin karafila,” tregoi këngëtarja.
Peristeri tregoi edhe për jetën e saj personale, ndërsa rrëfeu se tashmë e ka gjetur dashurinë e jetës dhe se dëshiron të bëhet nënë.
“E kam gjetur njeriun e jetës dhe dëshiroj të bëhem nënë, por nuk dua ta kem publike”, tha këngëtarja për “S’e luan topi”.