Pas një ore nis protesta e opozitës, ja itienerari. Ambasada e SHBA-ve ju bën thirrje për kujdes qytetarëve të saj

Vetëm një orë më vonë pritet që të nisë protesta e paralajmëruar e opozitës përpara kryeministrisë.

Mësohet se protestuesit do të ndahen në disa pika të kryeqytetit, teksa një pjesë tyre do të mblidhet në sheshin Skënderbej dhe një pjesë te Nënë Tereza.

Ndërkohë që pas daljes së kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së, ai do të marshojë drejt bulevardit bashke me demokratët, duke iu bashkangjitur turmës dhe më pas do të stacionohen para Kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 12:00.

Përballë Kryeministrisë po vendosen punonjës të policisë, ndërsa nuk ka indicie për ndonjë skenar të mundshëm për dhunë.

Siç shihet dhe nga pamjet, situata para Kryeministrisë është e qetë, ndërkohë më vonë pritet të vendoset edhe kordoni i policisë para kësaj godine shtetërore, e cila do të jetë edhe epiqendra e akuzave të protestës së sotme të opozitës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *