A ka kamera në tualetin e shtëpisë së Big Brother? Banorët flasin të shqetësuar, ja e vërteta

Banorët e “Big Brother VIP Albania” diskutuan nëse kishte apo jo kamera në tualet.

Ishte Luizi ai që nxiti diskutimin duke thënë se mendon që ka kamera në tualet. “Si paska kamera në banjo more? Çfarë je duke folur?” u shpreh i habitur Tani. “Pse? Ç’ndryshim ka?” u përgjigj Luizi.

Ermiona, nga ana tjetër, tha se “ai [Tani] mund të bëhet me traumë” nga kjo gjë. “Mendimi im është,” shtoi Luizi. Diskutimi i tyre u ndërpre nga një zhurmë e çuditshme në sfond.

Pra, a ka kamera në tualet? Nga sa informacion kemi, në BBVA nuk lejohet që të futen dy banorë njëkohësisht në tualet, gjë që ~mund~ të tregojë se ~ndoshta~ nuk ka kamera. Për të shmangur bisedat sekrete në vende pa kamera, produksioni mund të ketë vendosur që të mos lejohen dy banorë në tualet. POR, nuk do ishte çudi të kishte kamera. Pse?
Anabel kontaktoi me ish-konkurrenten e “Big Brother”, Genta Gjalpi, e cila konfirmoi se “po, ka kamera në tualet”, por ndryshe nga kamerat e tjera, pamjet e kamerave në tualet mund të kontrollohen vetëm nëse ka ndonjë rast shqetësues (për shembull dikush pi barna ose ka konflikt fizik mes banorëve).

Në edicionet e “Big Brother” nëpër botë, ka pasur raste kur është treguar se në tualet ka kamera. Për shembull, kamera në tualet tregoi konkurrenten Shannon Dragoo në “Big Brother” në SHBA që pastronte tualetin me furçën e dhëmbëve të një banori tjetër, si shenjë hakmarrjeje. Dy konkurrentë të “Big Brother” në Britani u filmuan në momente intime në tualet.


I ftuar në “Wake up” në fund të janarit, regjisori i BBVA, Eduart Grishaj, u pyet se sa kamera ka gjithsej shtëpia e famshme: 73 që xhirojnë 24 orë, 104 kur bashkohen edhe me kamerat e spektaklit. Gjithë këto kamera dhe asnjë në tualet?! Pra, kush do t’ia thotë Tanit të vërtetën?
Anabel

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *