Rrëzohet në shtëpinë e tij, ndërron jetë 50 vjeçari në Maliq

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Maliq. Policia bën me dije se 50-vjeçari me iniciale H.B. ka qenë në gjendje të dehur kur është rrëzuar në banesë duke pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Ai ka ndërruar jetë teksa po transportohej për në spital nga familjarët e tij. Tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 17.02.2023, rreth orës 16:26, ka ndërruar jetë gjatë rrugës kur po transportohej me ambulancë drejt spitalit të Korçës, shtetasi H. B., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq. Nga të dhënat e para dhe dëshmitë e marra familjarëve të tij, dyshohet se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur, është rrëzuar në banesën e tij dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *