Adoleshentë të varur nga droga/ Rriten frikshëm shifrat tek vajza adoleshente në vendin tonë

– Drogë e alkool edhe në radhët e adoleshentëve. Ky është trendi më i fundit që po tërheq frikshëm edhe moshat 13-14 vjeç, të cilët e nisin si eksperiment apo për të qenë pjesë një grupi shoqëror duke i shndërruar më pas në varësi.

Pjesa më e madhe nisin gjatë një feste ditëlindjeje apo në kubet e natës në fundjavë. Sipas mjekëve të toksikologjisë po rritet frikshëm edhe numri i përdoruesve vajza dhe fatkeqësisht kjo ndodh edhe nëpër shkolla.

Kombinimi i substancave narkotike me alkoolin është një tjetër trend për frekuentuesit e jetës së natës, të cilët jo pak herë përfundojnë në urgjencat e spitaleve.

Sipas mjekes së shërbimit të toksikologjisë, Sonila Bitri, një femër krijon varësi ndaj substancave narkotike për 3-4 vite, ndërsa një mashkull për 7 vite.

Marrë nga TOPCHANNEL

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *