Amos del nga shtëpia e “Big Brother”, babai e surprizon: “Ti nuk vret dot një mizë, ç’janë ato barcaleta”

Amos ishte banori që u largua sot nga Big Brother. Para se të dilte, Amos Muji Zaharia, është surprizuar sot nga Vëllai i Madh, duke takuar babain e tij, Gjergj Zaharia.

Ky i fundit i dha një mesazh të fortë të birit, duke i thënë që mos të tregojë barcaleta horror. Me lot në sy, Amos i thotë se janë shaka.

“Ti nuk vert dot një mizë, na trego ne barcaleta horror. Ke shumë të fala nga mami, nga motra. Gent Zenelaj të do shumë, shumë fare. Të bëjnë shumë të fala dhe të presin me padurim. Ne të shohim me shumë dashuri, rri shumë rehat. E të keqen babi”, i tha babai Amos.
Kujtojmë se prindërit e Amosit kanë qenë të divorcuar dhe i kanë rritur fëmijët e tyre së bashku.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *