“Ai s’ka bukë të hajë e jo më të paguajë vrasës” Reagon e afërmja e personit që akuzohet se porositi vrasjen e biznesmenit

Edmond Haxhia u identifikua ditën e djeshme si personi që kishte porositur dhe organizuar vrasjen e biznesmenit Ardina Nikulaj.

Pas publikimit të emrit të tij, ka reaguar një familjare, e cila pretendon se Edmondi nuk ka lidhje me vrasjen, dhe akuzon autoritet se “i kanë njollosur emrin e familjes.

Nertila Haxhia, kushërira e Edmond Haxhisë, në një postim në Facebook, kërkon ‘pastrimin’ e emrit nga kryepolici Muhamet Rrumbullaku dhe hetuesit të cilët i akuzon se kanë detyruar një vajzë që të dëshmonte për përfshirjen e Haxhisë në këtë vrasje. Kjo e fundit dyshohet të jetë e dashura e Haxhisë.

“M.Rrumbullaku, me ke borxh cenimin e emrit te familjes se babes tim financuese vrasjesh dhe si shpi bisnesmenesh. Borxhin do duhet ta lani tek NERTILA ZEF HAXHIA! Pisat e tu hetues,nuk kishin pse torturonin ate vajzen brenda “CFARE DI NERTILA PER DOSJEN LEKSTAKAJ-NIKULAJ,CFARE DI NERTILA PER ATE GJAKMARRJE”. Nertilen e kishit aty, ju lut te fliste,me mbyllet deren,nuk I lejuat avokat vajzes qe hyri brenda perfaqesues ligjor 8 ore. A do me zoti Rrumbullaku?! Kerkoi Ulsi Manjes emrin tim, se mbase i kujtohet!

E.HAXHIA nuk eshte bisnesmeni,porositesi as financuesi i vrasjes! Une e di se dhimbje me te madhe se familja Nikulaj, nuk ka askush. Kam pa komente pafund qe mram tu me qujt “kurve, organizatore vrasjesh etj”. Vetem familja Nikulaj, ka te drejte te ndjeje me te zezat per mua ne keto momente, edhe pse jam e sigurte se ata e dine qe Nertila ska pas as dijeni per kete ngjarje, as kurre ska fol asnje fjale nxitese prej 7 viteve qe njoh dosjen LEKSTAKAJ-NIKULAJ.E kur ndodhi ngjarja, kur kam folur ne distance me njerin djale te familjes Lekstakaj, per te ditur nese larg qofte moren gjak,”mka thene te rrish e qete se une skam ba gja.”Vetem ate djale kam kushri une. Por EDMOND HAXHIA, nuk eshte porositesi, as bisnesmen as financues. Kam 3 dite qe I ulem ne gjunj policise se shtetit ne Lezhe te flas, se me erdhen infot e doja te flisja.Nuk me keni lene te hyj brenda te flas.Keni marr nje vajze tjeter duke e detyruar te nxjerr Edmond Haxhine si porosites,bisnesmen e financues.

Policia e shtetit e di mire se Edmond Haxhia, ska as buke me hanger, e jo bisnesmen, financues e larg qofte porositesi. Dilni more kriminela me uniforme e tonight shiptareve te verteten per EDMOND HAXHINE, qe nuk ka porosit, as financu vrasje. Une po iki ne nje shtet larg,po largohem ti coj shteteve te huaja, vidiot qe kam filmuar vete brenda policise se shtetit, qe te ve drejtesi per EDMOND HAXHINE,si porosites, financues e bisnesmen.E merruni me tana tjerat pastaj, qe une as I kam dite as i di, se ashtu me Jane thene,te afermit Lekstakaj ashtu me thane ate dite qe skane lidhje. Hiqni emrin e nje fukarai “EDMOND HAXHIA” nga dosja si porosites, financues e bisnesmen.Ose dilni more rrace e qelbur kriminelesh, tregoni shqiptareve “Cfare shtepie ka Edmondi, sa cfare mobilimi ka ne shpi, cfare bisnesi ka Mondi?!” M.Rrumullaku, shko arresto vrasesit e Nikulajt te ndjere, se I ke ne dore tash 3 dite asht lutur aty personi tu coje me doren e vet tju coje te ata, dhe kujdes palacot e tu ne Lezhe, qe me nxoren familjen HAXHIA si porositese vrasjesh. Ruani mire dhe jeten e deshmitares se pendua qe keni aty, mos e presiononi ma me pranu gjana tjera qe nuk jane, se ju jeni kriminelat e tan venit, qe cdo dy minuta nxirrnit informacione jashte per lidhjen e rrezikes se shkrete me grupin e vrasesve.”-shprehet ajo në reagimin e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *