Lushnje/ Po punonte tokën me zetor, aksidentohet për vdekje 55 vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar së fundmi në Lushnje. Mësohet se një 55 vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dushk në Lushnje.

Agron Bani, 55 vjeç ka qenë duke kryer punime në tokat e ullishteve dhe është zënë poshtë nga mjeti.

“Në datë 27.04.2023, në fshatin Dushk Sektor, Lushnjë, shtetasi A. B., 55 vjeç, duke punuar tokën me mjet zetor, mjeti është pëmbysur dhe e ka zënë poshtë shtetasin A. B., i cili për pasojë ka humbur jetën.” – njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *