Që prej largimit të Sabianit dhe hyrjeve të reja në shtëpi, duket se marrëdhënia mes Kristit dhe Keisit ka ndryshuar. Çifti duket se kanë rënë dakord që marrëdhënien e tyre ta vijojnë jashtë shtëpisë së BBV2.
Kristi: Luftën e kam bërë, gjërat që doja i kam bërë. Unë jam në rregull.
Kiara: Kjo ka rëndësi.
Kristi: Më Keisin jam afruar, bëmë bisedën që deshëm, që donte ajo.
Kiara: S’je fare i lënduar?
Kristi: Jam i lënduar, por s’kam ça bëj, tani nuk ka vlerë ta tregoj këtu lëndimin. Në fund të fundit nuk ka vlerë të lëndohem, kur unë ja kam kaluar shumë mirë me një person që kam kaluar me të shumë kohë. Po qëndrova më këtu, e di që do rihapet muhabeti, ajo do të ndërtojë identitetin e vetë, është e fokusuar te karriera.