Aksident i rëndë në Pogradec/ Përplasen tre automjetet, 6 persona plagosen…

POGRADEC- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Pogradec- Lin, në afërsi të Pojskës. Nga të dhënat e para mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Deri më tani ambulanca, zjarrfikësja dhe Policia kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes. Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur dhe dy janë në gjendje më të rëndë se 4 të tjerët. Të plagosur kanw mbetur Rudolf Hysenllari, Kristi Bice, Fatmir Muhaj, Nafize Hatroçi, Mynyr Hatroçi, Klodiana Hatroçi.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *