Masakroi gruan me thikë, shqiptari var veten me çarçaf në Itali

62-vjeçari, Xhafer Uruçi, i cili u arrestua ditën e enjte pasi vrau bashkëshorten e tij, Zenepe Uruçi, ka kryer vetëvrasje në burgun e Ternit në Itali.

Sipas mediave vendase mësohet se 62-vjeçari ka varur veten gjatë natës në qelinë e burgut me çarçafë.

Ai u gjet i varur nga një prej policëve që po kontrollonte qelitë e të burgosurve.

Uruçi vrau bashkëshorten e tij duke e goditur disa herë me thikë pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Kujtojmë që krimi brenda familjes shqiptare ndodhi në Itali, pasditen e së enjtes në banesën e tyre në via del Crociere 8, në lagjen Borgo Rivo në Terni.

Gjatë deklaratës së tij para autoriteteve ai pranoi krimin si dhe nuk kërkoi avokat.

“Kam gabuar, ç’dobi ka avokati, e kam vrarë”, ka përsëritur ai në komisariat gjatë marrjes në pyetje.

Më herët shoqja e së ndjerës tha se ajo vuante nga xhelozia e partnerit të saj, i cili nuk donte që ajo të shkonte në punë, duke shtuar se më herët e kishte parë miken e saj me sy të nxirë.

“Me shumë mundësi ato orë pune ishin momente qetësie për të pasi e ndihmonin që të shkëputej nga ajo që ndodhte çdo ditë”, ka treguar shoqja e cila shprehet se Zenepja ishte në gjendje të përditshme ankthi.

Më tha se në shtëpi kishin zënka të vazhdueshme. Në disa raste shpërtheu në të qara, kur po flisnim për to. Rreth një vit më parë, për një periudhë kohe e pamë me sy të zi. Nuk më tha gjë mua, por dukej se ato shenja nuk ishin aksidentale. Duhet shtruar pyetja pse askush nuk e ndihmoi atë”, ka rrëfyer shoqja.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *