Aksident në Lushnje, makina përplas këmbësoren te vizat e bardha

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rrethorës 11:30 në kryqëzimin e rrugës ‘Marin Barleti’. Një e moshuar është përplasur nga një makinë tip ‘Fiat’ teksa po kalonte në vizat e bardha të kësaj rruge. 67-vjeçarja e identifikuar me emrin, Eli Puka është dërguar me urgjencë në spital ku po merr trajtimin mjekësor dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit ka qenë duke marrë kthesën kur përplasi 67 vjeçaren. Shoferit i është bërë testi alkoolit dhe rezultoi i pastër. Policia ndodhet në vend ngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *