STUDENTJA SHQIPTARE e mjekësisë dyshohet në mesin e viktimave në Greqi (FOTO)

Klaudia Lata, studentja 21-vjeçare e Mjekësisë dyshohet të jetë mes viktimave të aksidentit tragjik në Larisa të Greqisë.

Familja e saj tashë ka pak shpresa, ndërsa bëhet me dije se ka nisur procesi për identifikimin përmes ADN-së. Një numër i madh trupash të pajetë nuk janë identifikuar ende, pasi përplasja e fortë e trenave shkaktoi zjarr në dy prej vagonave.

Një tjetër shqiptar që dyshohet i vdekur, është 24-vjeçari nga Tirana Denis Ruçi. Pjesa më e madhe e 47 viktimave janë të rinj dhe të reja, studentë që po udhëtonin pas një ekskursioni nga Athina drejt Selanikut.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *