Efi shkon në emision por i sjellin motrën e Oltës: “Jam mësuar me një si ty brenda”

Efi ishte e ftuar në Fan Club mesditën e sotme, një ditë pas eliminimit të saj nga Big Brother.

Duket se përballjet e saj me Oltën nuk kanë marrë fund, pasi në dalje ajo është përballur me motrën e aktores.

Gerta Gixhari e akuzoi Oltën se në fillim ishte kundër Luizit, por se kur e pa që loja nuk i eci, u bë palë me të.

“S’kam nevojë për këshilla, e aq më pak të tuat, se e shoh si e mbron Oltën. Unë kam parë jasht◄ se Olta shihej fiks siç e shihja unë e bashkë me të dhe grupi i saj” iu përgjigj Efi.

Ndërsa e pyetur nga Megi se si e priti faktin që Olta nuk u ngrit as ta takonte.

“Me thënë të drejtën nuk ma ndjeu fare për atë, s’e vura re fare, vetëm kur po mbyllja derën. Po s’ma ndjeu fare, se ajo është femër e ligë,” tha Efi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *