Aksident tragjik në rrugën e Arbrit, humbin jetën tre persona, plagosen rëndë tre të tjerë

Një aksident tragjik ndodhi në Rrugën e Arbrit, ku tre persona anëtarë të një familje humbën jetën, ndërsa 4 të tjerë mbetën te plagosur.

Në video duken makinat, përplasja e të cilave ka qenë aq e forta sa ato janë shkatërruar plotësisht.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë humbën jetën dy vëllezërit, Kujtim dhe Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.

Mësohet se dy vëllezërit gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja vdiq në spitalin e Bulqizës.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është ende në ndërtim.

Njoftimi i policise

Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.

Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *