S’ka më shpresa! Deklarata zyrtare: Pesë personat në bordin e nëndetëses ‘Titan’ kanë vdekur

 Të pestë personat që ishin në bordin e nëndetëses së zhdukur ‘Titan’ besohet se kanë vdekur. Kjo u bë e ditur nga policia, por dhe nga kompania që dërgoi anijen, raporton ‘Skynews‘.

“Besojmë se CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman Daëood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën” thuhet në një deklaratë të ‘OceanGate’.

“Këta njerëz ishin eksplorues që kishin një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me këta pesë shpirtra dhe çdo anëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne pikëllojmë humbjen e jetës dhe gëzimin që ata sollën për të gjithë ata që njihnin.”

Në një konferencë shtypi, Admirali John Mauger konfirmoi se është gjetur koni i nëndetëses së zhdukur, afërsisht 487 m (1600 këmbë) nga harku i Titanikut.

Mauger shtoi: “Në emër të Rojës Bregdetare të SHBA dhe të gjithë komandës së unifikuar, unë u ofroj ngushëllimet më të thella familjeve. Unë vetëm mund ta imagjinoj se si ka qenë kjo për ta dhe shpresoj që ky zbulim të sigurojë pak ngushëllim gjatë kësaj kohe të vështirë.”

Kompania që kishte në pronësi nëndetësen e humbur i ka shpallur të vdekur pesë pjesëtarët e ekuipazhit të “Titan”.

OceanGate në një deklaratë për mediat ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura në këtë tragjedi.

Deklarata e plotë e OceanGate

CEO ynë Stockton Rush, Shahzada Dawood dhe djali i tij Suleman Dawood, Hamish Harding dhe Paul-Henri Nargeolet, fatkeqësisht kanë humbur jetën. Këta njerëz ishin eksplorues të vërtetë që kishin një dëshirë një dhe një pasion të thellë për të eksploruar dhe mbrojtur oqeanet e botës. Zemrat tona janë me të ndjerët dhe çdo pjesëtar të familjeve të tyre gjatë kësaj kohe tragjike. Ne do të kujtojmë me pikëllim dhe gëzim atë çka ata sollën për të gjithë publikun.

Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar për punonjësit tanë të përkushtuar, të cilët janë të rraskapitur dhe të pikëlluar thellë për këtë humbje. E gjithë familja OceanGate është thellësisht mirënjohëse për burrat dhe gratë e panumërta nga organizata të shumta të komunitetit ndërkombëtar që kanë punuar kaq shumë në këtë mision. Ne e vlerësojmë angazhimin e tyre të palodhur për ditë dhe netë me radhë për të gjetur këta pesë eksplorues. Kjo është një kohë shumë e trishtuar për të gjithë komunitetin e eksploruesve dhe për secilin nga anëtarët e familjes së atyre që humbën në det.

Viktimat janë: Paul-Henri Nargeolet, Hamish Harding, Shahzada Dawood, Sulejman Davudi, Stockton Rush./

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *