Altin Dumanit i rrezikohet jeta? Reagon SPAK: Drejtuesi mbrohet nga Garda e Republikës

 Shtohet siguria për kren e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Gazetarja Klodiana Lala raporton se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK, një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë Altin Dumani lëviz me makinë të blinduar.

Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij në Kombinat është shtuar një grup policor.

Ne reagimin e tij, SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja bëhet nga Garda dhe është konform procedurave ligjore.

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, thuhet ne reagimin e SPAK.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *