Kapriçot e motit/ Pas reshjeve, në fundjavë rikthehen temperaturat e larta

Shiu i këtij mëngjesi por edhe rënia disi e temperaturave në orët e para të ditës bënë që të mendohej se tanimë hyri vjeshta, duke larguar temperaturat e larta.

Por sinoptikanët e shërbimit meteorologjik ushtarak thonë se te enjten nis kthjellimi i motit dhe në fundjavë rikthehen temperaturat deri në 36 gradë Celcius.

“Jo që nuk kemi hyrë në stinën e vjeshtës, po duke parë temperaturat që do të regjistrohen sot dhe nesër, ku do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius, nga e premtja do të kemi rikthimin e masave ajrore më të ngrohta. Do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe të dielën, pritet të shkojnë në 36-37 gradë Celsius në zonat e ulëta”.

Por a do të ketë shtrëngata dhe reshje intensive shiu në orët në vazhdim ?

“Këto reshje do të mbeten prezente sot. Deri nesër në mesditë, këto reshje do të jenë prezentë, kryesisht në zonat veriore dhe lokalisht në pjesën qendrore të vendit”.

Një pjese jo e vogël e qytetarëve i kanë planifikuar pushimet në dy javët e para të shtatorit, por reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave i ka trembur sadopak.

Në zonat bregdetare pritet të ketë një rritje të shpejtësi të erës, e cila në jug mund të regjistrohet deri 10-12 metër për sekondë por që nuk krijon probleme me dallgët në det./topchannel

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *