Arrestohet 62-vjeçari në Maliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën

Vihet në pranga një 62 vjeçar në Maliq pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit. Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12 vjeçare, nxënëse shkolle. Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë. Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit, dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikëqyrje nga ana e policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *