“Filluan të marrin njerëz të paaftë” Flor Binaj tregon pse iku nga “Portokallia”

Aktori i njohur i Florian Binaj ka folur hapur për largimin nga emisioni i humorit “Portokalli”. Binaj deklaroi se në një pikë, ai dhe disa kolegë të tij ishin më të rëndësishëm se spektakli.

Sipas tij vitet e fundit në këtë format humori u bë një kthesë e madhe dhe u morën në punë njerëz që nuk kishin të aftë, por kishin më pak kosto për kompaninë. Binaj deklaron se në “Portokalli” u morën njerëz pa merita dhe iu dha hapsirë.

Gjithashtu “ish-polici” deklaroi se arsyeja kryesore që la spektaklin e humorit, ishte familja, për të cilën tha se nuk kishte shumë kohë gjatë kohës që ishte aktor.

“Erdhi një pikë kur jo vetëm unë, por ne u bëmë më të mëdhenj sesa spektakli. Po në katër vitet e fundit erdhi një frymë shumë e keqe, e cila hoqi meritokracinë. Pra ai nuk të shihte si vlere por si kosto. Pra sa na kushton ta kemi këtë. Kjo teknikë mund ta kemi në një biznes që bën kafe dhe qofte dhe ujë me gaz, që po ta mbajm këtë qoften pak më lirë, mund të eci pak më shumë, por në një television që ka promovuar vlerat dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirë dhe jo duke marrë më të dobëtit dhe nuk mund të jetojë gjatë duke marrë më të dobit. Filluan të marrin njerëz nga rruga, të paaftë dhe iu jepej më shumë hapësirë atyre. Unë shkruaja rreth 65% të numrave të shfaqes, mirëpo kjo i kushtonte më shumë familjes, pasi unë kisha shumë pak kohë për t’u marrë me fëmijët e mi. Për çfarë i bëra? Për t’i parë në What’up?”, tha Binaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *