Automjeti përplaset me një motor në aksin Pogradec-Qafë Thanë, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur, mëngjesin e së martës, në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

Për pasojë, një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Drejtuesi i automjetit është ndaluar.

“S. H, 27 vjec po drejtonte automjetin tip “Opel”, ku pranë fshatit Buqezë u përplas me motomjetin që drejtohej nga një 48-vjeçar A.Sh. Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *