Një 29-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në Itali, ku është përplasur me një kamion.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të së hënën, më 22 prilli, ku kamioni i drejtuar nga 25-vjeçari shqiptar, Haris Shala u përplas me shpejtësi të madhe me një tjetët kamion të ndaluar në autostradë.
Në vendngjarje kanë mbërritur një ambulancë, një helikopter, policia rrugore dhe zjarrfikësja. Zjarrfikësit nxorën turpin e tij nga gabina e shtypur për shkak të përplasjes, por pavarësisht ndihmës, nuk mundën ta shpëtonin, ndërkohë shoferi i kamionit tjetër ka mbetur i padëmtuar.
Haris Shala, baba i një vajze të vogël, ishte i njohur në qytet. Prej disa kohësh ai punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.
“Ai ishte një djalë i mirë, por edhe shumë i përgjegjshëm’, kështu e kujton Marco, një shok shkolle.
“Një person i integruar dhe shumë i dashur. Na vjen vërtet shumë keq. Ky lajm na ka tronditur”, ka thënë e prekur Herta, kushërira e Harisit. “Nuk ka fjalë”, thotë ajo e pushtuar nga lotët, “dhimbja në këtë moment është vërtet shumë e madhe”.
Kjo ishte tragjedia e dytë për fiamiljen Shala, pasi kishin perjetuar një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.
Djali tjetër i familjes, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, kishte vdekur pasi kishte rënë nga skuteri i tij në rrethrrotullimin Kindu midis Pizës dhe San Xhulianos.