Korçë, djali i policit qëllon 13 herë me thikë një person, i plagosuri: Mendova se më vrau

Një ngjarje e ndodhur 10 ditë më parë në Korçë e mbajtur e fshehtë nga policia. Sipas emisionit Fiks Fare, djali i një polici i identifikuar si Petrika Ropi ka plagosur një person pas një sherri që ka nisur mes tyre në zonën e Pazarit.

Bledar Asllani thotë se është qëlluar 13 herë me thikë nga djali i efektivit. Sipas tij fillimisht janë konfliktuar verbalisht, Më pas shton se ka shkuar të sqarojë konfliktin me Ropin, ku ai e ka qëlluar me thikë.

Tashmë ai ndodhet i shtruar në spitalin e Korçës ku po mjekohet për shkak të plagëve që ka marrë. “Mendova se më vrau. Më qëllonte pa pushim. Mendova kaq e pata, iku jeta. Më ka goditur në krahë, këmbë, poshtë në ije. Gjithandej. Më pas erdhën disa shokë dhe më dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku dhe ndodhem aktualisht” thotë ai.

I plagosuri shprehet se ka kërkuar ndihmën e Policisë e cila nuk ka bërë asnjë veprim. “Autori lëviz i lirë, kurse unë jam ende në spital. Dyshoj se e mbrojnë, se ai ka babanë polic. Babai i tij quhet Arqile Ropi, është inspektor zone. Kërkoj që të veprohet, pasi edhe mjeko ligjori erdhi dhe vetëm sa më pa. Asnjë gjë më tepër. Autori lëviz i lirë, s’ka asnjë masë, megjithëse me qëlloi 13 herë me thikë” përfundoi Bledari.

Ndaj Petrika Ropit nuk ka asnjë masë sigurie, madje nuk është ndaluar apo arrestuar, pavarësisht se Bledari ndodhet prej disa ditësh i shtruar në Spitalin Rajonal të Korçës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *