Bes Kallaku flet për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen nga Xhensila: Kemi shumë armiq…

Aktori i humorit, Bes Kallaku ka rrëfyer detaje nga marrëdhënia e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Çifti, disa herë janë përballur me thashetheme në mediat rozë se janë ndarë, dhe aktori tregon se fjalët e përhapura rreth marrëdhënies së tyre i “vrasin” shumë ndërsa tha se kanë shumë armiq, por armiku më i madh i njeriut është mendja e tij.

“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai shkurtimisht.

Ndërsa u pyetur rreth “sekretit” të martesës së tyre, aktori tregoi se: “Është merita e Xhensilës, mirësia e saj që dashuria jonë vazhdon prej kaq shumë vitesh. Jeta është gjatë, nuk i dihet kurrë. Por deri më tani, kjo është arsyeja.”

Bes Kallaku u shpreh se vajza e tyre Ajka është bërë xheloze për ardhjen në jetë të vëllait të saj pasi ishte mësuar me gjithë vëmendjen, por theksoi se e do shumë Amen.

“Kishim disa emra, Xhensila tha “Amen” edhe ashtu u vendos, fundi i lutjes. Lavdi Zotit të dy janë mirë, Amen dhe Xhensila. Ajka është bërë xheloze, sepse është mësuar ti rrimë tek koka. Por prapë e do, dëshiron që ta mbajë afër. Ajka ka pasur vëmendjen e të gjithëve, por duhet të merremi edhe me djalin”, tha ai.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *