Biznesmeni Lul Morina e pranon: Kalova 80 mijë € në llogari të gruas së ish-ministrit

Detaje të reja janë zbardhur mga marrja në pyetje në Prokurorinë e Posaçme ditën e sotme, të biznesmenit Julian Morina.

Mësohet se biznesmeni është pyetir në kuadër të hetimeve për çështjen e  re penale që është çelur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas hetimeve të para rezulton se biznesmeni i ndërtimit ka bërë disa transaksione bankare me vlerë mbi 80 mijë euro, gjatë periudhës 2016-2017, në llogarinë e bashkëshortes së ish-ministrit, Fatlinda Tahirit.

Gjatë marrjes në pyetje, biznesmeni i ka pranuar këto trasferta dhe iu tha hetuesve se do t’iu vërë në dispozicion bilancet e kompanive, ndërsa ka shpjeguar se paratë i janë kthyer mbrapsht nga zonja Tahiri. SPAK thotë se po heton arsyet e këtyre transaksioneve dhe përse janë shpenzuar këto para nga familja Tahiri.

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri është dënuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe u lirua nga burgu pas 1 viti e 6 muaj, ku pjesën e mbetur të dënimit po e kryen në shtëpi. Ai fillimisht u akuzua për trafik drogë dhe favorizim të grupit kriminal Habilaj, por jo akuzë ra rrugës.

Por, ndërsa ende nuk janë mbyllur hetimet për çështjen e parë, pasi gjykata e lartë ende nuk është shprehur për të, Tahiri po përballet me telashe të reja ligjore, që kanë të bëjnë me pasurinë e tij.

Ndonëse tejet të rezervuara, burime pranë SPAK thonë se në kuadër të kësaj çështje janë pyetur edhe biznesmenë të tjerë të njohur.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *