Sherri në Pogradec, i riu jashtë rrezikut për jetën. Pranga 3 vëllezërve

Një konflikt midis disa të rinjve, i nisur për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre, pasditen e djeshme në Pogradec. Në pranga kanë rënë 3 vëllezër, të cilët kanë dhunuar dhe më pas kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa, 29-vjeçari i plagosur dhe shokun e tij Sh. T., u vunë nën hetim në gjendje të lirë, pasi gjatë konfliktit edhe këta kanë goditur me grushte dhe me shkelma në trup, 2 nga vëllezërit, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *