“Brenda vitit çdo pagesë me kartë bankare”, Rama jep ultimatumin për bankat

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që brenda këtij viti të bie përdorimi i parave cash në vend, teksa shtoi se dëshiron të shohë ndryshime të thella.

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e sistemit bankar, Rama u shpreh se të moshuarit duhet që t’i marrin pensionet përmes kartave bankare dhe bizneset të shesin me këto sistemi, duke theksuar se “do e bëjmë se s’bën”.

Edi Rama: Duam të shohim ndryshim të shpejtë dhe të thellë, jo mbas disa vitesh por këtë vit.

Pensionistë që marrin pensionet përmes sistemeve të reja, biznese që shesin me këto sisteme, rënie reale të cash në qarkullin, rritje reale e të ardhurave për vendin, duam ta bëjmë në mirëkuptim të plotë dhe në paqe.

Do e bëjmë se s’bën. nuk e pranojmë inercinë e kësaj situate të tmerrshme. Banka e Shqipërisë të udhëheqë këtë proces me shumë forcë, duhet të bëjë pjesën e vet, të gjitha justifikimet, arsyetimet, alibitë që vijnë nga prishja e zonës së komfortit, ne nuk do t’i pranojmë, çdo gjë që e bën një vend tjetër, s’ka pse mos ta bëjmë ne. BSH duhet të ketë mekanizëm supervizimi dhe inovacioni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *