“Babi im iku për një aspirinë”, banori i Big Brother: Kishte pasur vetëm trashje gjaku, sa do doja të kthehem 9 muaj pas

Mbrëmë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë patur mundësinë që të tregojnë më shumë për veten e tyre. Fation Kuqari ka rrëfyer pengun më të madh që i ka ngelur në jetë.

Fationi vendosi që të tregonte për babain e tij të ndjerë. Ai shprehet se i ati ka ndërruar jetë vetëm për një aspirinë për të holluar gjakun.

Më pas shtoi se do të donte të kthehej pas në kohë që t’a dërgonte babain në spital për të bërë të gjitha kontrollet e nevojshme.

“Do të dua që të kthehem 9 muaj mbrapa sepse babai im ka ikur nga kjo jetë vetëm për një aspirinë, që do të thotë vetëm për një trashje gjaku. Doja të kthehesha 9 muaj mbrapa, se me atë bëja debat sepse ai edhe për gripin nuk pinte kurrë ilaçe dhe gjithmonë unë bëja debate me të. Do të doja të kthehesha 9 muaj mbrapa dhe ta merrja me zor që ti bëja analiza dhe të gjitha, ti jepja atë aspirinën dhe ai të ishte këtu mes nesh. Realisht ai ishte shumë i fortë, një orë para se të vdiste po flisja në kamere dhe ishte shumë mirë, në rregull dhe çdo gjë. Ishte 63 vjeç. Më ka mbetur peng që nuk arriti të më shikonte me fëmijë. Nuk i gëzoi të gjitha gjërat, nuk më pa mua me fëmijë, ai e kishte fiksim këtë”, u shpreh Fationi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *