Burri e la ndërsa prindërit e tij nuk i japin fëmijën, vjehrra mëson vjehrrin: “Thuaj është e sëmurë”

Erjona ka përfunduar në mes të katër rrugëve. Babai e martoi në moshën 16-vjeçare me shkuesi në një fshat të Burrelit, solli në jetë një fëmijë dhe në moshën 19-vjeçare është ndarë. Babai, Maliqi, të cilin e ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” nuk e pranon më në shtëpi sepse thotë që ndjek kanunin.

Ndërkohë Erjona nuk e sheh djalin e saj 1-vjeçar prej muajsh. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, mundësohet një lidhje direkte me ish-vjehrrin e saj, Avniun që akuzon Erjonën se ka qenë ajo që e ka lënë të voglin. Ai madje mësohet nga e shoqja, vjehrra e Erjonës që të thotë se nusja është e sëmurë mendore.

Gjatë telefonatës, Avniu pranoi se djali i tij, Lorenci që është babai i fëmijës nuk ndodhet në Shqipëri dhe djali po qëndron me gjyshërit, gjë që përbën kundravajtje penale.

Avni: Na epikrizën se e kam në kamera.

Eni Çobani: O zotëri të lutem! Epilepsia nuk është sëmundje mendore o zotëri! Me kë po flet ti? Mua më vjen shumë keq që një zotëri që ka ngrënë bukë me nusen e djalit dhe i ka bërë një djalë thotë publikisht që nusja është e sëmurë! Është shumë e rëndë dhe t’ju vijë zor nga vetja që flisni për vajzat në këtë formë! T’ju vijë zor nga vetja! Kaq po them! Këto gjëra nuk i vendos ti Avni! Nuk i vendos ti se kush është i sëmurë në Republikën e Shqipërisë! E vendos gjykata, e vendos mjekësia! Hap një gjyq! Më vjen shumë keq! Këtë  fjalë nga ty nuk e prisja! Kaq po ju them!

Avni: Dëgjo se kanë për të dalë fjalët e mia!

Eni Çobani: Se kur do të dalin fjalët e tua e vendos gjykata! Po të them edhe njëherë, dorëzoji djalin Erjona Kastratit! Zotëri, djalin e ke në Greqi, e ke thënë publikisht! Ty nuk të takon me ligj të mbash nipin se nëna është gjallë dhe është këtu! Dorëzoji djalin Erjona Kastratit! Po i bëj thirrje qytetit ku jeton, drejtorit të policisë, prokurorisë së qytetit tënd, po të them Avni, jepini fëmijën Erjona Kastratit!

Avni: Fëmija do të dorëzohet me vendim gjykate!

Eni Çobani: Jo zotëri, nuk e vendos ti vendimin e gjykatës! Ti do dorëzosh fëmijën dhe hap gjyq po qe!/tvklan.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *