Burri rreh gruan në Belsh, e reja hidhet nga dritarja

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bleshit, pasia akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëhsortes së tij.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *