Punonjësja e bankës grabit paratë e klientëve në Durrës

Një ngjarje e papritur ka ndodhur së fundmi më Durrës.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se një punonjëse banke, ka vjedhur në mënyrë të herë pas herëshme shuma të ndryshme parash të klientëve në subjektin ku ajo punonte.

Pas hetimeve dhe verifikimeve është konfirmuar se 37-vjeçarja me iniciale B.B ishte autore e kësaj vepre penale dhe është bërë i mundur arrestimi i saj.

Njoftimi:

Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *