Ministrja Delina Ibrahimaj foli në lidhje me censin që do të realizohet këtë vit.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ajo theksoi se të dhënat do të përdoren për qëllime statistikore.
Ajo nënvizoi se censi ka kushtuar 16.9 milion euro për shkak se sistemi kushton shumë, ndërsa theksoi se ky do të jetë viti i fundit që INSTAT bën censin derë më derë.
“Të dhënat e censit janë të dhëna që flasin për karakteristika ekonomike sociale, të familjes, ka të bëjë me të dhëna mbi bizneset. Këto të dhëna ruhen nga ligji themeltar i statistikave zyrtare si dhe ruhen nga ligji i veçantë i censit. Kjo do të thotë se të dhënat do të mbeten të anonimizuara dhe do të publikohen vetëm në formë të mbledhur. Të dhënat do të përdoren për qëllime statistikore.
Censi ka kushtuar 16.9 milion euro. Arsyeja pse ka kushtuar kaq shumë është s e planifikohet që të jetë viti i fundit që INSTAT bën një cens të kësaj natyre të këtyre përmasave. Baza e censit do të përdoret për të ndërtuar të gjithë regjistrat statistikor, dhe censet në vazhdim do të bëhen me kampion dhe jo me dalje derë me derë. 55% e kësaj vlere do të paguhet nga buxheti i shtetit dhe pjesa tjetër është nga BE, ka financim nga ambasada suedeze dhe zviceriane”, tha ai.
“Është shumë e rëndësishme që të gjithë ne, të nënvizojmë rëndësinë e këtij aktiviteti. Të dhënat do të shkojnë direkt në server dhe nuk ka asnjë mundësi që të manipulohen. PS dhe politika nuk ka ndërhyrë në të dhënat e INSTAT në asnjë rast. Qytetarët do të gjobiten kur të rezistojnë ti binden regjistrimit dhe në rast të përgjigjeve të rreme. Do të bëhet një verifikim pasi censi do të përfundojë”-tha ajo.