Çfarë fati! Burri pëson arrest kardiak në avion, në bord kishte 56 kardiologë

Një pasagjer në një avion të Scandinavian Airlines SAS pësoi arrest kardiak në ajër, mbi Polin e Veriut.

Fatmirësisht për pacientin, në bord ishin 56 kardiologë që po shkonin në një konferencë mjekësore në Los Anxhelos.Në një intervistë dhënë gazetës daneze Ekstra Bladet, piloti Henrik Nielsen tregon se si u përpoq shumë për të mbajtur gjakftohtësinë, duke e ditur se pasagjeri ishte në rrezik.

Por në të njëjtën kohë kapiteni i fluturimit nuk mund të besonte në fatin e pasagjerit.

Siç përmendi piloti, ai kurrë nuk do ta harrojë këtë përvojë të veçantë dhe është mirënjohës që kishte një fund të lumtur.

Avioni u ngrit nga Stokholmi i Suedisë me destinacion përfundimtar Los Anxhelosin në SHBA, ndërsa kur ishte mbi Polin e Veriut, u informua nga stjuardesat se një pasagjer kishte pësuar arrest kardiak.

“Kjo ndodhi në momentin më të keq të mundshëm. Ne kërkuam aeroportin më të afërt, por ishte katër orë larg.

Për fat të mirë, më pas mësova një lajm shumë të mirë, sepse u informova nga ekuipazhi i kabinës se në bord ishin 56 kardiologë, të cilët po shkonin në një konferencë në Los Anxhelos.”

“Stjuardesa nuk pati kohë as t’i jepte ndihmën e parë burrit, pasi mjekët “iu hodhën menjëherë sipër” për ta ndihmuar. Ata arritën ta stabilizonin gjendjen e tij dhe më pas na shpjeguan saktësisht se çfarë ndodhi me pasagjerin”, shtoi ai.

“Një ambulancë që u lajmërua e mori burrin kur avioni u ul në Los Anxhelos dhe ndërsa ai duhej të dërgohej në spital, e çuan fillimisht në Palm Springs pasi aty ishte festa e tij e ditëlindjes. Duke qenë se ndihej mirë, qëndroi në festën që kishte organizuar për ditëlindjen e tij të 40-të”, përfundoi piloti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *