Një çift nga Tirana është asfiksuar teksa ishte duke pushuar në një hotel në Maliq. Si pasojë burri, Bexhet Tresa 56 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa gruaja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës.
Ata janë dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, por 56-vjeçari nuk ka mundur të mbijeton.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.
Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.