Çifti nga Tirana asfiksohet në hotelin ku po pushonin në Maliq, vdes burri

Një çift nga Tirana është asfiksuar teksa ishte duke pushuar në një hotel në Maliq. Si pasojë burri, Bexhet Tresa 56 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa gruaja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës.

Ata janë dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, por 56-vjeçari nuk ka mundur të mbijeton.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *