56-vjeçari humb jetën në dhomën e hotelit në Maliq, dyshimet e para (EMRI)

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në një motel në Maliq.

Burime për mediat bëjnë me dije se 56-vjeçari i identifikuar si Bexhet Tresa, ka humbur jetën nga asfiksia.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet që viktima të jetë asfiksuar, pasi në dhomën e motelit mendohet se ka pasur rrjedhje gazi.

56-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte, e për pasojë ndërroi jetë.

Gjithashtu mësohet se në të njëjtën dhomë ndodhej edhe një 49-vjeçare me iniciale E.N , e cila është  jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për rrethanta e ngjarjes.

Njoftimi i policise:

Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë.

Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *