Denoncimi tek Berisha: Një grua e moshuar në Korçë u rrah dhe u grabit, policia hesht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili thotë se më datë 29 dhjetor në Maliq një e moshuar është rrahur barbarisht dhe i janë grabitur 10.000 euro. Personi në fjalë, akuzon Policinë se nuk ka bërë asnjë reagim.

“Te moshuares I vjedhin 10000 € dhe e bejne per spital. Per policine nuk ka ndodhur gje! Bashkepunim me krimin”, shkruan Berisha, teksa më poshtë ndan dhe mesazhin e qytetarit dixhital.

“Fillimisht me lejoni t’ju uroj Ju dhe familjes Suaj nje vit te ri plot shendet dhe miresi.

Po ju informoj per nje grabitje qe ka ndodhur ne fshatin Pirg pjese e bashkise Maliq ku persona te maskuar i kane hyre ne banese dhe kane dhunuar, rrahur barbarisht dhe e lidhur kur e kane gjetur, shtetasen Luljeta Hoxha pensioniste e cila jeton e vetme, ne dt 29 dhjetor rreth ores dy pas mesnate ku ajo pretendon se i kish grabitur nje sasi prej 10 000 euro.

Shtetasja ne fjale ndodhet e shtruar ne spitalin e Korces. Nga organet e rendit e kane lene ne heshtje dhe nuk kane bere asnje prononcim deri me sot.”

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *