Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gramshit, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe grabitur një të moshuar.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Klajdi Jaupi, 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë së Gramshit:
I mori me dhunë një shumë parash, një shtetasi të moshuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Poroçan, një shtetasi të moshuar i kishin marrë me dhunë një shumë parash, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësise ligjore të autorit të këtij rasti.
Në këtë kuadër, falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit K. J., 19 vjeç, banues në fshatin Gjerë, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ditën e djeshme, në fshatin Poroçan, 19-vjeçari ka goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin M. R., 82 vjeç, dhe i ka marrë atij 55 000 lekë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi M. R. ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme