Një furgon është përfshirë nga flakë pas mesnate në fshatin Leshnicë të Pogradecit.
Bëhet me dije se furgoni tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 03.05.2023, rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.