Në pranga ka rënë ditën e sotme nënkomisari i policisë në Pustec të Korçës.
Bëhet me dije se është arrestuar nënkomisar Spartak Fejzaj. Ai është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë është përfshirë në një aksident, ku është përplasur me një autobus,
Mësohet se nga AMP po kryhen hetime në lidhje me këtë ngjarje, pasi dyshohet se ka punonjës të qarkullimit të cilët kanë dashur të fshehin ngjarjen.
Njoftimi i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar S. F., 59 vjeç, me detyrë Shef i Postës së Policisë Pustec në Komisariatin e Policisë Korçë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 02.05.2023, rreth orës 15:35, duke drejtuar automjetin tip Dimler Chrysler nën efektin e alkoolit, ai është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip autobus me targa AB784EA.
Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.