Digjet makina e 21-vjeçares nga Korça, po ecte në autostradën Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë papritur nga flakët në ecje e sipër në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Dopaj.

Sipas njoftimi të policisë së Elbasanit shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në mjetin e drejtuar nga 21-vjeçarja E.Ç., e cila ka shpëtuar pa dëmtime.

Ndërkohë, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet përkatëse.

“Elbasan/Informacion paraprak: Rreth orës 13:00, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Dopaj, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasja E. Ç., 21 vjeçe, banuese në Korçë. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”Njoftimi i Policisë së Elbasanit

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *