Djali iu arrestua si vrasës, polici në Tiranë pezullohet nga puna

Dilaver Velo është inspektori i Policisë që u pezullua nga detyra pasi djali i tij u arrestua si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Këto janë fotot e efektivit në shoqërinë e djalit të tij Albano Velo, i cili është arrestuar më 31 dhjetor nga policia e Tiranës, në Rinas, teksa kthehej nga Franca për të festuar vitin e ri. 30-vjeçari Albano Velo ishte larguar nga Shqipëria katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papës në një lokal në Tiranë, më 16 dhjetor 2022.

Ai është tradhtuar nga kamera të shumta policie që kanë fiksuar lëvizjet e të riut ditën e ngjarjes, teksa mbante nën vëzhgim viktimën.

Dyshohet se vrasja e biznesmenit Papa nga Saranda ka të bëjë me ekzekutimin e Aleksandër Sadikajt. Ky i fundit u vra në një atentat me tritol në qershor 2022.
Sadikaj dhe Albano Velo kanë lidhje me njëri-tjetrin, pasi 30-vjeçari është burri i motrës i 27 vjecarit të vrarë në aksin Sauk- TEG.

Policia tha se menjëherë pas ndalimit të Albano Velo, është bërë pezullimi nga detyra e punonjësit të Policisë, inspektor Dilaver Velo, me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Njoftimi nga Policia e Shtetit

Në lidhje me identifikimin, kapjen dhe ndalimin e njërit prej autorëve të vrasjes së shtetasti E. P., nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi i ndaluar A. V., është djali i një punonjësi Policie.

Menjëherë pas ndalimit të shtetasit A. V. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë, inspektor D. V., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 4, Tiranë.

Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin e thelluar ndaj punonjësit të Policisë, të pezulluar nga detyra.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *