Aksidentoi një person vite më parë, rrëfehet Cekja: Kishte njerëz që thoshin për mua ‘bën kot sikur qan’

Ka bërë gjithë shqiptarët të qeshin me rolet e tij në filma dhe telekomedi, por pak e dinë që Sejfulla Myftaraj i njohur si Cekja, ka patur edhe shumë momente të vështira në jetë.

Në një intervistë televizive, ai ka treguar momentin më të vështirë të jetës së tij, ku në vitin 2003 ai aksidenton një person.

Cekja rrëfen se pas atij momenti ka kaluar vështirësi, dhe për një vit nuk doli në televizion, ndërsa falenderoi familjen për mbështetjen që i dha gjatë atyre kohëve të “errëta”.

Cekja: Kanë qenë dy momentet më të vështira të jetës time, aksidenti ku shtypa një person dhe kur theva këmbën, sidomos aksidenti, më ngeli shumë gjatë në memorie. Shumë e vështirë, gati një vit nuk dola në televizion, kaq keq u fiksova. 2-3 muajt e parë e kisha të vështirë, s’e kaloja dot.

Aksidentin asnjë nuk do ta bëjë. Ishte një gjë, sepse ishe në qendër të vëmendjes, kur erdhën të gjitha televizionet, thosha që nuk kam bërë heroizëm. “O Ceke”, më thanë “je dikush, ke bërë aksident”. Në momentin kur dhashë intervistën u preka, kishte njerëz dashakeqës që thoshin shih çfarë aktori është po bën sikur qan.

Pranvera Borakaj: Si të thërrasin më shumë në rrugët e Beratit, ku vazhdon të jetosh dhe nuk je shkëputur, Babuç apo Cekja?

Cekja: Me Beratin jam i lidhur jashtëzakonisht shumë, sepse kam një jetë që jetoj, kam punuar dhe vazhdoj të punoj sot e kësaj dite.

Pranvera Borakaj: Si të thërrasin Ceke apo Babuç?

Cekja: Ka ngelur Ceke, as vete nuk e di se si më është vënë emri Ceke, e kam shpikur vetë. Kur kam qenë i vogël shkoja në fshatin  e lindjes në Skrapar. Gjyshja kishte keca, i nxirrte për të ngrënë dhe ju jepte dushk, edhe ju thërriste kec, kec, kec, dhe unë ju thërrisja, cek, cek, cek dhe më ngeli mua Ceke.

Pranvera Borakaj: Si ka mundësi që nuk u shkëpute asnjëherë nga Berati, pasi kryesisht aktorët nga qytete të ndryshme në një moment të caktuar, ku rolet dhe jeta ju jepnin mundësi për të jetuar në Tiranë, shkëputeshin dhe vinin këtu, pse kjo zgjedhje?

Cekja: Unë jam i lidhur shumë me familje, kam dy goca dhe një çun, dhe në fundjavë ne mblidhemi të gjithë në shtëpi. Vetëm nga gocat nuk kam ikur nga Berati. Kam patur oferta shumë për të ardhur të Portokallia dhe Al Pazari.

Pranvera Borakaj: Ka patur një moment te këto telekomeditë ku ti luaje rolin e një mjeku popullor, por përveç të qeshurave ka patur edhe raste interesante në familjen tuaj, ku vinin njerëzit me probleme shëndetësore?

Cekja: Po është e vërtetë, u krijua një gjendje ku kishin probleme dhe i thoshin ikni te shtëpia e Cekes se ai të shëron. Kur më thotë ime shoqe që po vijnë njerëz dhe thonë që do shkojmë te Cekja se ai është doktor Zequa.

Pranvera Borakaj: Çfarë ju thoshe?

Cekja: Unë jam doktor te filmi, nuk jam mjek me vërtetë, ju gënjejnë.

Pranvera Borakaj: Asnjë nuk vizitove, kishin probleme si këto të Xhixhi?

Cekja: As nuk i pyesja fare.

Pranvera Borakaj: Por ti mund të kishe mbajtur atë fenerin që kishe në dorë.

Cekja: Po kishte ndonjë që këmbëngulte dhe i thosha ti do mbash gjethe mëllage.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *