Dorëzon armët që kishte fshehur nga ’97-a, e pëson keq 65 vjeçari në Kukës

Një 65 vjeçar u ka dorëzuar shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kukës një arsenal armësh dhe municioni luftarak, të cilin e mbante të fshehur në banesën e tij që nga viti 1997.

Shtetasi me inicialet Rr.B. i kishte përvetësuar armët gjatë rrëmujave të ‘97-ës. I moshuari nga fshati Bicaj ka njoftuar Policinë Kukës, të cilët kanë shkuar menjëherë në banesën e tij për të marrë armët.

Arsenali i dorëzuar përbëhet nga: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata defensive, 1300 fishekë pistolete, rreth 2500 fishekë kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezësa të unifikuar.

Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Vlen të theksohet se, mbajtja e armëve të zjarrit pa leje përbën veprimtari kriminale, dhe Kodi Penal i vendit tonë parashikon penalitete të ashpra.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *