“Duam t’i shohim pas hekurave”/ Flet halla e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja: Është traumatizuar

Pasditen e sotme në Tiranë është mbajtur një protestë për dhunimin e 3-vjeçares nga edukatorja në kopshtin privat “Stinët”.

Së bashku me qytetarët përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ishte dhe halla e të miturës e cila ka thënë se familja e saj ëhstë në gjendje traume.

Ajo shtoi se ata nuk do mjaftohet vetëm me dënimi ne eduaktores, por do kërkojnë dhe dënimi ne oficerëve, që sipas tyre, tentuan të fshihnin ngjarjen.

“Unë dhe familja ime nuk do mjaftohemi vetëm me arrestimin e saj, dua të shohim pas hekurave të gjithë përfshirët nga komisariati nr. 3. Vajza ndodhet në spital, po e merr veten. Vetëm shpresojmë që këmba e mbesës të shkojë në vëndin e duhur. Për momentin është në traumë dhe gjithashtu edhe prindërit. Kemi bërë thirrje nesë dikush mund t’i ndihmojë  vullnetarisht të kalojnë traumën”, tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *