Ndodh në Maliq, disa persona shkatërrojnë një varr, zhvendosin eshtrat diku tjetër

Një rast i pazakontë raportohet të ketë ndodhur në Maliq të Korçës, ku sipas pretendimeve të një të moshuare, disa persona kanë dhunuar varrin e babait të saj.

E moshuara deklaron se familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, kanë dhunuar varrin e babait të saj duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Dhunimi i varreve”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja F. A., 80 vjeçe, banuese në fshatin Vashtëmi, Maliq, se disa ditë më parë, familjarë të shtetasit Th. K., 43 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, kanë dhunuar varrin e babait të saj, duke rivarrosur eshtrat e tij disa metra më larg. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *