E vogla e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj sot feston sot ditëlindjen. Zoi ka mbushur sot 1 vjeç dhe familja është mbledhur për të festuar këtë ditë të veçantë.
Ka qenë vetë prezantuesja e cila ka ndarë disa foto nga pagëzimi i së bijës në kishë, ndërsa i ka dedikuar disa fjalë zemre Zoit në 1-vjetorin e lindjes.
“Duke festuar Engjëllin që erdhi në jetën time si surpriza më e madhe:) Jam shumë e bekuar që jam nëna jote dhe do të të dua përgjithmonë. Të duam shumë Zoi, shumë shumë fare”.-ka shkruar Osmani krahas fotove që ka publikuar në rrjetet sociale.